Ku kanë mbërri hetimet për vetvrasjet e dy nxanësve në Prizren?

Prokuroria Themelore në Prizren, asht në fazën përfundimatre të hetimeve për vetvrasjen e dy nxanësve të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” në këtë qytet.

Prokurori, Metush Biraj, tha se deri më tash janë intervistue disa persona.

“Janë kryer disa intervistomë. Tash jemi në fazën përfundimtare të hetime, prandaj nuk mund të flas asgjë më shumë sepse mund ta prishim procesin”, ka thanë Biraj për RTV Besa.

Donjeta Kafexholli dhe Alketa Dakaj, i kanë dhanë fund jateës, tue kcy nga katet e nalta të banesave.

Ato, kanë qenë shoqe të klasës. Ende nuk dihen motivet që kanë shty dy nxanëset që t’i japin fund jetës.

Shperndaje në: