Keni me u befasue prej çka ju ruen portokalli!

Konsumimi i nji portokalli në ditë mundet me i mbajtë larg problemet e syve.

Simbas nji studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

“Flavonoidët gjenden pothuejse në të gjitha frutat dhe perimet. Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dijmë, flavonoidët e portokallit janë ma të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, spjegon Gopinath.

Studimi asht publikue i plotë në “The American Journal of Clinical Nutrition”.

Shperndaje në: