Bekim Jashari e akuzon për diçka Sami Lushtakun

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka akuzue paraardhësin e tij në Komunë, Sami Lushtakun, i cili njiherit asht edhe kryetar i Degës së PDK në Skenderaj, se nuk asht tregue i sinqertë me të as në fushatë zgjedhore e as mbasi asht zgjedhë në krye të Komunës

Edhe pse Lushtaku e kishte përkrahë publikisht në fushatën e fundit zgjedhore kandidaturën e djalit të heroit të kombit, Hamëz Jashari, Bekimi thotë se nji përkrahje e tillë nuk ka qenë e sinqertë atëherë, prandaj tash po i shkaktohen probleme në qeverisje.

“Sami Lushtaku në fushatën e fundit e ka përkrahur publikisht kandidaturën time, por që të jem realist ajo deklaratë ka qenë vetëm për medie, pasi që as atëherë nuk ka qenë e sinqertë, njëjtë siç nuk është e sinqertë as sot. Kam informacione që Samiu jashtë medieve kur ka dalë për fushatë nëpër oda, ku s’ka kamera, nuk e ka thënë të njëjtën gjë për mua si para kamerave. Por, kjo le të jetë në ndërgjegjen e gjithsecilit”, thotë Jashari gjatë intervistës për “Zërin”.

Shperndaje në: