“Katar 2022” ka me u luejt në dimën, FIFA zbulon datat

Kryetari i institucionit ma të randësishëm drejtues të globit, FIFA, Gianni Infantino, deklaroi sot se tashma asht vendosë përfundimisht periudha se kur ka me u luejt Botnori i Katarit 2022.

Ashtu siç pritej, kjo garë ka me u luejt në stinën e dimnit dhe ka me qenë e para në histori, që luhet në këtë periudhë, ndërsa Infanino njoftoi sot se, ceremonia hapëse ka me qenë me 21 Nandor dhe fituesi do të shpallet me 18 Dhetor.

Shperndaje në: