Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri

Policia e Kosovës ka dhanë detaje për aksidentin që ka ndodhë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në katundin Stanovc të Vushtrrisë.

Avni Zahiti, zadhanës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thanë për lajmi.net së nga ky aksident lëndime trupore kanë pësue 4 persona, të cilët po trajtohen në QKUK, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky aksident, në të cilën ishin të përfshime tri automjete, kishte ba që të krijohen edhe kolona, por Zahiti ka njoftue se tash rruga asht lirue për qarkullim.

Aksidenti kishte ndodhë rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Shperndaje në: