BE ndryshon politikën e vendimmarrjes: Kosovës i hapet udha drejt anëtarësimit

Procesi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Europian, i paralajmëruem nga Komisioneri për Zgjanim, Johannes Hahn, ka me mujt me shkurtue udhën e integrimeve europiane për Kosovën.

Siç shkruen gazeta serbe, “Vecernje Novosti”, mekanizmi, simbas të cilit, për disa hapa të caktueme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian nuk ka me qenë i nevojshëm koncensusi i të gjithë anëtarëve të Unionit, mund të përdoret nga shtete të caktueme për të përshpejtue udhën europiane të Kosovës, pamvarësisht qëndrimit të vendeve që nuk e kanë njohft pamvarësinë e saj.

Gazeta, megjithatë, përkujton se, megjithatë për anëtarësim në BE do të mbetet kushti, që për këtë nevojitet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare.

Megjithatë, rregullat e reja kanë me mujt me u përdorë në mënyrë që Kosova me mujt me avancue drejt BE’s, pamvarësisht qëndrimit të pesë shteteve, që nuk e kanë njohft atë.

Vendimi për koncesione të caktueme ndaj Kosovës mundet me u ba pa pëlqimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën.

Shperndaje në: