Federata zvicrane ju kërkon falje kosovarëve

Federata zvicrane e futbollit, ka kërkue falje ditën e sotme, mbas deklarateve të Sekretarit të Përgjithshëm, Aleks Misher, rreth futbollistëve me origjinë kosovare që kanë shkaktue shumë polemika në Zvicër.

Asht vetë presidenti Peter Zhilieron, që mban qëndrimin zyrtar të federatës.

“FZF asht nji organizatë që mbron të gjithë futbollistët e saj, pamvarësisht kombësive të shumta. Na vjen thellësisht keq që qytetarët të cilët vijnë nga nji kombësi tjetër janë fye nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm”.

“Thelbësor për neve, mbetet promovimi i të gjithë futbollistëve, pamvarësisht se nga cila kombësi ata vijnë. Po bajmë nji analizë të hollësishme për këtë që ka ndodhë”, shkruhet në deklaratën e Federatës Zvicrane të Futbollit.

Shperndaje në: