Lavrov tregon se qysh kishte me mujt me qenë i suksesshëm takimi Trump-Putin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thanë se samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Shteteve të Bashkueme, Donald Trump mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit në mes të dyja vendeve.

Gjatë nji interviste për televizionin RT, Lavrov tha se “idealja kishte me qenë të pajtoheshim, të hapen të gjitha kanalet për të gjitha çashtjet që na ndajnë… por edhe për ato çashtje që mund të bashkëpunojmë në mënyrë të dobishme”.

Ai tha se, marrëdhaniet dypalëshe tash për tash përbajnë pak ma shumë se “takime sporadike mes diplomatëve dhe ushtrisë”, dhe kryesisht, simbas tij, këto takime kanë të bajnë me luftën civile në Siri.

Lavrov, po ashtu, tha se, Rusia “asht e gatshme të përgjigjet në çdo pyetje”, që ka të bajë me ndërhymjen e dyshueme të inteligjencës ruse në kompjuterët e Partisë Demokrate gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Shperndaje në: