Reagime të ashpra kundër dhezjes së 1 ton fishekzjarreve nga Procrediti në Prishtinë

Banka komerciale, ‘ProCredit Bank’, ka organizue nji koncert që pritet të mbahet sonte në qendër të Prishtinës, përkatësisht në parkun mbrenda oborrit të Bibliotekës Kombëtare.

Mbas këtij organizimi, ku asht planifikue me performue kangëtarja Elvana Gjata, organizatorët kanë paralajmërue nji spektakël të zhurmës e dritave, mbasi do të dhezen rreth 1 mijë kilogramë fishekzjarre.

Ndaj këtij veprimi të paralajmëruem për të Shtunën në mbramje kanë reague disa grupe që punojnë për mbrojtjen e ambientit, asambleistë nga opozita në Prishtinë e qytetarë të ndryshëm, të cilët janë shprehë kundër nji organizimi të tillë, tue thanë që fishekzjarret shkaktojnë zhurmë e dam të madh në ambient.

Fiknete Bejta, asambleiste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka shprehë shqetësimin për hedhjen e fishekzjarreve tue thanë që nji veprim i tillë përban rrezik dhe dam për kryeqytetin që edhe ashtu asht në hall të madh me problemet në ambient.

Shperndaje në: