Kujdes! Heqja e qimeve në hundë mundet me rezultue fatale!

Qimet në trup për shumë persona janë bezdi e madhe.

Por, heqja e tyne në disa zona të caktueme nuk këshillohet, madje mundet me qenë e rrezikshme deri në fafalitet për jetën.

E tillë asht heqja e qimeve në hundë, nji veprim që e bajnë shumë persona.

Ky veprim asht mjaft i rrezikshëm dhe mundet me shkaktue deri edhe vdekjen.

Duket e pabesueshme por kjo mundet me ndodhë mbasi në atë pjesë ndodhet i ashtuquejtuni “trekëndëshi i vdekjes”, nji pjesë delikate e fytyrës ku kalojnë shumë vena dhe arterie.

Ky “trekëndësh” fillon nga pjesa e sipërme e hundës deri te cepat e buzëve.

Në momentin që shkulni qimet në hundë, ju mundeni me damtue ndonji venë dhe pjesa e damtueme bahet e ndjeshme dhe mundet me mbledhë baktere të rrezikshme për imunitetin e trupit.

Ndaj, mendohuni mirë para se me vendos me shkulë qimet te hunda.

Shperndaje në: