Dialogu Kosovë-Serbi, temë kryesore në takimin e Vucic’it me Macron

Para Brukselit Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka me shkue në Paris.

Të Martën, nji ditë para takimit me Thaçin, Presidenti serb ka me u takue me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Ashtu siç raportojnë mediat serbe tue u thirrë në burimet e tyne mbrenda presidencës serbe, temë kryesore në këtë takim pritet me qenë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sigurisht që më së shumti do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal e me theks të veçantë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, deklaruen burime te gazetës serbe Blic, përcjell lajmi.net.

Në këtë aspekt gjithashtu ka me u diskutue edhe rruga e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

“Veç Vuçiqit e Macronit, në takim do të jenë edhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt. Dy presidnetët kanë raporte mjaft miqësore pasi janë takuar në Nju Jork, Paris e Sofje”, thonë tutje burimet.

Veç burimeve, kjo asht kofnrimue edhe nga Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondolini.

Ai ka ba të ditun tri mesazhet që Vucic ka me i marrë të Martën nga Presidenti Macron.

“Fillimisht për raportet bilateral, ekonomike e politike mes dy shteteve. Pastaj mesazhi i dytë për mbështetjen që Serbia do ta ketë nga Franca në rrugën drejt BE-së.  Dhe e treta është tema e dhimbshme për Kosovën dhe vazhdimin e diaogut Kosovë-Serbi”, tha Mondolini.

Simbas tij ky dialogu duhet me vazhdue deri në arritjen e nji marrëveshje përfundimtare.

Shperndaje në: