Shihni qysh po argëtohen Era, Will dhe Nicky para performancës në Botnor

Mbas nji mueji përplot entuziazëm në futboll, sot përmbyllet Kampionati Botnor “Russia 2018”.

Kombëtaret dhe futbollistët e tyne kanë dhanë maksimumin e tyne në këtë garë.

Sot zhvillohet ceremonia përmbyllëse e Botnorit, ku kanë me luejt Kroacia dhe Franca, ndërsa lojës i paraprin performanca e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit.

Përmbyllja e Kupës së Botës bahet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa tre artistët perofmojnë në orën 16:30.

Para se me fillue ceremonia, Era, Will dhe Nicky po argëtohen në maksimum, ndërsa pamjet janë publikue në rrjete sociale.

Will Smith po kujdesej me i argëtue të gjithë me batutat e tij, ndërsa në nji video shihet përkrah Erës tue thanë ‘Kupa e Botës 2018’.

Shperndaje në: