Kjo asht java vendimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën

vizatliberalizimi

Ma në fund, Komisioni Europian pritet që këtë javë me dhanë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Udhëheqësit shtetnor kanë ba me dije se rekomandimi i Komisionit Europian për Parlamentin dhe Këshillin e BE’s rreth kësaj çashtje ka me ndodhë më 17 ose 18 Korrik.

Ata janë shpreh të bindun se rekomandimi ka me qenë pozitiv, tue u zotue se Kosova ka me qenë mjaft e kujdesshme në këtë proces.

Kujtojmë se të Mërkurën më 18 Korrik, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës: Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Zv.kryeministri dhe Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, Zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe Zv.kryeministri dhe Ministri i Diasporës, Dardan Gashi kanë me udhëtue për në Bruksel për me takue Përfaqësuesen e Naltë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini.

Fatmir Limaj ka deklarue se ky udhëtim ka të bajë me liberalizimin dhe temat e tjera të randësishme për Kosovën.

Po ashtu në media asht raportue se Komisionari për Punë të Mbrendshme dhe Migracion, Dimitris Avramopoulos, t’Ejten ka me qëndrue në Prishtinë, ku pritet me konfirmue vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave.

Shperndaje në: