Festa për Botnorin s’kalon pa pasoja, 2 viktima në Francë

Fitorja e Francës në Botnor provokoi incidente në disa qytete franceze.

Si pasojë, dy persona kanë humb jetën gjatë festimeve, raporton TCH.

Në Annency, nji 50-vjeçar vdiq mbasi u hodh në nji kanal të cekët.

Në Oise, nji burrë humbi jetën tue festue fitoren e Francës në vollan.

Ai u përplas dhunshëm me nji pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pas incidente të tifozëve me policinë.

Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfitue nga rrëmuja e përgjithshme për me vjedhë dyqanet.

Në orën 22:00 raportohej për dheta persona të arrestuem në këto qytete.

Shperndaje në: