Haradinaj: Qe për çka asht e angazhueme Kosova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritë në takim Zavendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çashtja të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco.

Haradinaj më këtë rast ka theksue se Kosova asht e angazhueme për fqijësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të paluhatur përkrah aleatëve tanë.

Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional. Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë.

Shperndaje në: