Kqyreni qysh Pogba ban hajgare me Anglinë mbas finales (video)

Paul Pogba kishte nji përqeshje në kurriz të tifozëve të Anglisë, të Diellën, mbasi festoi, tue fitue Kupën e Botës dhe knue “po vjen në shtëpi”.

Kanga, e lëshueme fillimisht në vitin 1996 për të simbolizue shpresën e “Tre Luanëve”, mbas shumë zhgënjimeve të mëdhaja të garës, bani nji rikthim në Rusi, mbasi mbështetësit e Anglisë kishin andërrue për nji paraqitje të pamundun të kombëtares së tyne.

Ekipi i Gareth Southgate përfundoi i katërti në Kupën e Botës, tue humbë 2-0 ndaj Belgjikës për vendin e tretë, ndërsa u mposht në gjysëfinale, kundër Kroacisë.

Shperndaje në: