Azem Syla del sot para gjyqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet që te mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK, Azem Syla, si dhe të akuzuemve të tjerë në rastin e njoftun si “Toka”.

Me 20 Fror të këtij viti, kryetari i trupit gjykues i EULEX, Petko Petkov, njoftoi se kjo landë asht transferue te gjyqtarët vendorë.

Nji vendim të tillë, Prokurori i EULEX që përfaqësonte këtë landë e pati quejt “përfundim i rastit”.

Pak kohë mbasi rasti u transferue te vendorët, gjyqtari vendor e liroi nga masa e paraburgimit Azem Sylën, ndërsa këtë vendim e ndryshoi Gjykata e Apelit tue ia vendosë masën e arrestit shtëpiak.

Saktësisht me 12 Mars të këtij viti Azem Sylës i ishte ndërpre paraburgimi.

Ndërsa javë ma vonë, Gjykata e Apelit, ia ndryshoi vendimin e Themelores tue e kthye në arrest shtëpiak.

Shperndaje në: