Jep dorëheqje nji zavendësministër

Zavendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhanë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmue për lajmi.net vetë Beka, i cili edhe ka dhanë arsyet se pse asht largue nga detyra e tij.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka për lajmi.net.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zavendësministrit në MZHE para tetë muejve.

Shperndaje në: