Kështu mundeni me zbulue personalitetin e shokëve tuej në Facebook

Nji studim i bamë mbas mbrami zbulon se statuset që njerëzit bajnë në Facebook tregojnë shumë për personalitetin e tyne.

Studiuesit nga Universiteti i Lundit në Suedi kanë dalë në përfundimin se përditësimet që tregojnë psikopatinë, kanë të bajnë ma së shumti me prostitutat, pornografët dhe kasapët.

Ata thojnë se njerëzit me tipare psikopatie janë të fokusuem te dëshirat e tyrne dhe janë të pandjeshëm ndaj të tjerëve, gjithashtu këta persona i thejnë normat dhe rregullat dhe kanë primje për me krye krime.

Narcistët bajnë statuse që tregojnë besim të tepruem te vetja e tyne tue nënvlerësue të tjerët.

Dinakët mundeni m’i dallue nga statuset e tyne cinike, zakonisht janë të largët dhe nuk preken nga morali, gjithashtu rrejnë dhe tentojnë me i manipulue njerzit rreth vetes.

Danilo Garcia, studiues në qendrën kërkimore, ‘Qendra për Etikë, Ligj dhe Shëndetin Mendor’ në Suedi asht shprehë se, “Facebook ka revolucionarizue mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë në internet dhe kjo ofron nji mundësi unike për kërkime psikologjike”.

Shperndaje në:

Shperndaje në: