Veseli flet për rekomandimin për liberalizimin e vizave

Komisioni Europian pritet që me 18 Korrik me dalë me rekomandim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lidhun me këtë çashtje, kryeparlamentari Kadri Veseli asht shprehë optimist se rekomandimi ka me qenë pozitiv.

Veseli, në nji prononcim për Telegrafin, ka thanë se Kosova i ka plotësue kriteret dhe me të drejtë priten lajme të mira.

“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj presin rekomandim pozitiv, për vetë faktin e progresit që është shënuar, dhe kushtet teknike që ishin për Kosovën janë plotësuar. Kemi sinjale që rekomandimi do të jetë pozitiv, sinjale pozitive nga miqtë dhe partnerët, të cilët i kam takuar edhe gjatë këtij rrugëtimi për liberalizimin”, ka thanë ai.

Shperndaje në: