Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes

Ardian Huli, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje asht arrestue sot nga Policia e Kosovës gjatë kthimit të nga Shqipnia.

Arrestimin e tij e ka tregue Lëvizja Vetëvendosje përmes nji postimi në faqen e tyne zyrtare.

“Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike”, thuhet në njoftimin e VV.

Ky arrestim në bazë të asaj që thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, del të jetë arrestue për veprimet e tij në ndajnjanën nga protestat e dhunshme të organizueme në të kaluemen nga ky subjekt politik.

Shperndaje në: