Takimi Trump-Putin: Presidenti amerikan tregon se çka shpreson (video)

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, nisën takimin në Helsinki.

Trump e përgëzoi Putinin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Botnor të Futbollit, përpara se të vazhdonte disa nga temat që do të prekin gjatë bisedimeve.

“Due t’ju përgëzoj për nji Kampionat vërtet të mirë, nji nga ma të mirët”, tha Trump, tue shtue se me Putinin do të diskutojë për “gjithçka”, nga tregtia deri te Kina.

Ai tha se shpreson se SHBA dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhanie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë asht nji gja e mirë, jo nji gja e keqe”.

Shperndaje në: