Ministri Ismaili jep lajm të mirë: Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ba të ditun nji lajm mjaft të mirë për pacientët që asht dashtë të presin shumë ditë me vendosë stenta.

Ai ka thanë se asht njoftue nga QKUK se lista e pritjes për stentim në këtë institucion asht largue krejtësisht dhe tash pacientët do të trajtohen menjiherë.

“Pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj. Sot u njoftova se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim. Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent”, ka thanë ministri Ismaili.

Ndërkohë, ai ka ba të ditun që vetëm në këta 6 muej e gjysë janë realizue mija angiografi koronare dhe qinda intervenime.

“Nga janari i vitit 2018, janë realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime. Ngadalë do t’i heqim listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinikat tona, dhe qytetarët do të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur”, ka shtue ai.

Shperndaje në: