Fjalët që Putin ia tha Trump’it gjatë takimit në Helsinki

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë tue zhvillue nji takim të përbashkët, në Helsinki të Finlandës.

Asht ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në Prill të vitit 2010.

Gjatë konferencës për media, Putin i tha Trumpit se ata vazhdojnë të kenë kontakte të rregullta, siä kanë pasë deri tash përmes bisedave telefonike dhe takimeve në ngjarje të ndryshme.

Por, simbas tij, tash ka ardhë koha që të bisedojnë ballë për ballë në detaje për marrëdhaniet e dy vendeve dhe fushat e ndryshme të cilat kanë probleme të mëdhaja.

“I nderuem president, asht kënaqësi me ju takue këtu në tokën mikpritëse finlandeze në Helsinki. Na vazhdojmë të kemi kontakte të rregullta- na kemi bisedue në telefon dhe jemi takue disa herë në ngjarje të ndryshme ndërkombëtare. Por, sigurisht, tash asht koha për të folë në detaje për marrëdhaniet tona dypalëshe dhe fusha të ndryshme në botë që janë të përfshime në probleme”, i ka thanë Putin presidentit Trump.

Shperndaje në: