A ka me dalë KE me rekomandim pozitiv për vizat?

Njohësit e proceseve integruese presin nga Komisioni Europian rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave.

Megjithatë, deri në vendimin final, ka disa rrethana në Këshillin Europian, të cilat munden me vnue në pikëpyetje lëvizjen e lirë të qytetarëve, thojnë ata.

Njohësit e rrethanave politike në vend thojnë se Komisioni Evropian do t’i japë Kosovës rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave. Pamvarësisht kësaj, çashtja mund të bllokohet në stadin e fundit në Këshillin e BE apo që njihet Këshilli i Ministrave, tue përdorë instrumentin e minorancës bllokuese, thotë njohësi i proceseve integruese, Avni Mazreku

“Kur është puna te çështja e liberalizimit të vizave ;Konfiguracioni i cili takohet me Bashkimin Evropian, është konfiguracioni i ministrave të brendshëm dhe sistemi përmes të cilit merret vendimi, quhet sistem i shumicës së kualifikuar. Ky sistem nënkupton që 55 % e shteteve anëtare të BE- së duhet të votojnë PRO një vendimi, e që këto 55 % të shteteve duhet të përbëjnë 65 % të popullsisë të BE-së dhe eventualisht vendimi mund të jetë final. Mirëpo, edhe nëse ky kriter plotësohet, pra votojnë 55% e shteteve, prapë se prapë ekziston njëfarë instrumenti që quhet instrumenti i minorancës bllokuese, i cili mund të përdoret nga 4 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, të cilat duhet të plotësojnë 35 % të popullsisë së BE-së”, tha Mazreku.

Nëse shteteve anëtare të BE’s, të cilat nuk e kanë njoftë Kosovën, i shtohen edhe Çekia e Polonia, të cilat janë skeptike për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, mund të jetësohet “instrumenti i minorancës bllokuese” , thotë Mazreku. Megjithatë, BE po vazhdon që lëvizjen e lirë të kosovarëve në Zonën Schengen ta kushtëzojë me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo asht e padrejtë dhe në asnji rast nuk asht përdorë, thotë Mazreku, raporton rtklive.

“E kanë përdorur procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, duke e ditur se liberalizimi i vizave është çështje e madhe në Kosovë, çështje kritike në fakt, sepse edhe shumë qytetarë gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian e shohin si liberalizim i vizave. Dhe duke e ditur këtë vetë BE-ja, në mënyrë të padrejtë e ka përdorur si mjet kushtëzimi dhe vazhdon ta përdor si mjet kushtëzimi, në mënyrë që Kosova të ofrojë konsensione në procesin e dialogut të saj me Serbinë, kur dihet se faktori që medion në këto bisedime është vetë BE. Dhe, në njëfarë mënyre lidhet vetë suksesi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian me suksesin e këtyre bisedimeve”, tha ai.

Pamvarësisht rrethanave politike të papërshtatshme në BE, profesoresha e Shkencave Politike, Jehona Lushaku, e ka përsëritë tashma disa herë qëndrimin e saj se “vendimi ka me qenë politik.”

“Ka disa rrethana që e vënë në pikëpyetje vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave, e që është në nivelin e Këshillit të ministrave dhe varet nga 28 shtete a do të votojnë për apo jo. Por kjo është çështje që ka të bëjë edhe me rrethanat politike brenda BE-së, edhe pse ka shumë kriza momentalisht brenda BE-së, siç është migrimi, unë prapë së parë mendoj se BE proceset të cilat i hap, duhet t’i përmbyllë”, tha ajo.

Shperndaje në: