Vucic paralajmëron diçka për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë se ka me ba çmos për të zgjidhë problemet që egzistojnë për 100 vjet dhe njoftoi se qytetarët do të vendosin për të ardhmen e Serbisë.

Simbas mediave serbe, Vucic, tue iu drejtue qytetarëve të Vrnjacka Banja me rastin e shejimit të 150 viteve të turizmit në qytet, tha se “na kemi shumë probleme për të zgjidhë, nëse ia dalim mbanë, mbetet të shihet”.

Ai vuni në dukje se nuk ka besim në “ata nga Prishtina dhe ata që i ndihmuen ata në shkatërrimin e Serbisë”, por kjo nuk don me thanë se nuk do të luftojë dhe të bajë çmos për të zgjidhë këtë problem.

“Nuk do të jemi frigacakë, por duem të jemi të guximshëm dhe të mos i lajmë fëmitë tanë në telashe”.

“Nga ju do të kërkojmë nji gjykim përfundimtar me ba, dhe unë kam me dhanë ma të mirën, sepse qëllimi im nuk asht që të bahem i pasun gjatë mandatit. Unë due të zgjidh problemet e qytetarëve serbë, të cilat janë probleme 100 vjeçe”, citohet të ketë thanë Vucic.

Shperndaje në: