Herojtë e Kroacisë kthehen në Zagreb, mirëpritën nga 100 mijë tifozë (video)

Ekipi i futbollit të Kroacisë ka mbrri në atdhe mbas nji suksesi të madh në Botnorin e Rusisë.

Kroacia shkroi historinë në Rusi tue arritë deri në finalen e madhe, ku u mposht 4:2 nga Franca.

Skuadra e drejtueme nga Zlatko Dalic rreth orës 15:20 ka mbërri në Zagreb, ku kanë dalë me nji autobus të hapun drejtë sheshit ‘Josip Jelacic’, ku po pritën nga mija tifozë.

Portali kroat ‘vecernji.hr’ raporton se në sheshin ma të madh të Zagrebit simbas njoftimeve të policës ndodhën 100 mijë tifozë.

Kujtojmë se ky asht suksesi ma i madh i Kroacisë në Kampionatin Botnor, mbasi në vitin 1998 kishin arritë deri në gjysëfinale në Francë.

Shperndaje në: