Vucic ja ban ‘follow’ Pacollit në Twitter (foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic duket se e ka ba edhe nji hap drejt përmisimit të marrëdhanieve me Kosovën.

Në rrjetin social Twitter ai ka fillue me ndjek Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

Ditë ma parë Pacolli ka thanë se Vucic’in ka me kujtue historia si liderin e parë i cili serbëve ju ka ba të qartë se ekzistojnë dy të vërteta, shkruen lajmi.net.

“Aleksandar Vuçiq është njeriu që do ta kujtoj historia si liderin e parë serb i cili serbëve u ka thënë se ekzistojnë dy të vërteta –  se Kosova është një shtet që e ka shpallur pavarësinë dhe se është e vështirë që kjo të injorohet. Realiteti i dyte është se Serbia është shtet i fuqishëm dhe faktor i rëndësishëm në rajon”, asht shpreh Pacolli.

Shperndaje në: