Trump me Putin, shihni LIVE konferencën e dy Presidentëve (video)

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, janë tue zhvillue nji konferëncë për shtyp në Helsinki.

Putin tha se në fokus të takimit ishin stabiliteti dhe siguria globale.

“Duhet intesifikim i dialogut në nivel ndërkombëtar. Jemi edhe ne përgjegjës për sigurinë ndërkombëtare. Bashkëpunim në arenën ndërkombëtare të sigurisë.

Bashkëpunim edhe për situatën në Siri. Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë në zgjedhjet amerikane. Fokus i takimit është stabiliteti dhe rritja e sigurisë. Të ngremë një grup të përbashkët për sigurinë kibernetike. Ka sfida të mbetura ku ne nuk mund të bëjmë hapa para”, u shpreh Putin.

Presidenti Trump tha se marrëdhaniet mes dy vendeve kanë ndryshue pozitivisht.

Persa u përket armëve bërthamore, Trump tha se asht i bindun që Rusia ka me ju dhanë fund.

Shperndaje në: