Protestuesi nxjerret me forcë nga konferenca Trump-Putin

Nji ngjarje e pazakontë ka ndodh në prag të konferencës së përbashkët për media mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, që po mbahet në këto momente në Helsinki të Finlandës.

Nji protestues, siç raporton “Sky News, por që për CNN asht “reporter”, asht nxjerrë me forcë nga agjentët e sigurisë nga salla ku ka me u mbajtë konferenca për media.

Ai u shfaq teksa mbante nji letër të bardhë me nji mbishkrim, i cili ndonëse nuk u lexue qartë, nga raportimet paraprake të mediave të hueja thuhet se përmbante “Nuclear Ban Treaty”.

Me thanë me fjalë të tjera, protestuesi në fjalë, i cili ka mujt me u paraqit si reporter për me hy në sallë, ka dasht me ba thirrje për nënshkrimin e nji pakti për ndalimin e plotë të armëve bërthamore, e jo vetëm zvogëlimin apo kufizimin e tyne, siç asht ba deri tash.

Shperndaje në: