Zv/kryeministrja serbe: S’ka zgjidhje ideale me Kosovën

Zavendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlovic po e cilëson si shumë të vështirë arritjen e nji zgjidhje përfundimtare me Kosovën.

Madje ajo sot tha se Serbia gjendet në nji pozitë të vështirë për çashtjen me Kosovën dhe nji zgjidhje siç e quen ajo ‘ideale’ asht e pamundun me u arritë.

“Kjo nuk është një kohë e lehtë për Serbinë kur flitet për çështjen e Kosovës, për këtë nuk kemi zgjidhje ideale, por gjithsesi duhet të shohim për të ardhmen e qytetarëve tanë”, deklaroi Mihajlovic.

Simbas saj, nëse Serbia dëshiron me përparue në rrugën e sajë drejti zhvillimit të shtetit, duhet me zgjidhë gjanat për të cilat simbas saj nuk asht fajtore, përcjell lajmi.net.

Nga ana tjetër, nji takim mes Presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic, ka me u mbajt më 18 Korrik, ditë e Mërkurë, në Bruksel.

Shperndaje në: