Pritje legjendare në ‘Champs-Elysees’, 500 mijë tifozë i urojnë mirëseardhjen ekipit kampion (foto-video)

Rreth 500 mijë francezë mbushën ‘Champs-Elysees’ mbasditen e së Hanës, ku pritën herojtë e tyne, të cilët rikthyen në Francë Kupën e Botës mbasi mundën Kroacinë 4-2 në finalen e Botnorit nji ditë ma parë.

Nji festë e jashtëzakonshme pushtoi Francën nji ditë ma parë, ndërsa ajo ka vazhdue gjatë dhe ende nuk asht mbyll.

Ndërkohë, herojtë francezë kanë zbrit në tokën e tyne të cilën e kthyen në “shtëpinë e botës” nji ditë ma parë mbas triumfit në Rusi.

Shperndaje në: