Polemika mbas Botnorit – Sa Mbappe të ardhshëm vdesin në detin Mesdhe?

Steve Mandanda portieri i dytë i Francës ka lindur në Kinshasa. E ëma e Blaise Matuidi dhe baballarët e Steven Nzonzi dhe Presnel Kimpembe janë kongolezë; Samuel Umtiti ka lindur në Kamerun, vend nga i cili është me origjinë babai i Kylian Mbappé; mamaja e sulmuesit të PSG është algjeriane njësoj si prindërit e Nabil Fékir ; N’golo Kante është nga Mali. Po nga i njëjti vend janë të afërmit e Djibril Sidibé ndërsa ata të Paul Pogba janë nga Guineja. Nuk duhen harruar as Corentin Tolisso (Togo), Benjamin Mendy (Senegal), Adil Rami (Marok), Ousmane Dembélé (Maritani)…

Les Bleus, « skuadra e gjashtë afrikane ». Ky etiketm përbën një keqkuptim të madh, sepse historia e kombëtares së Francës është produkt i një procesi emigrimi. Është historia e largimeve koloniale dhe post koloniale dhe nuk përbën një kujtim të bukur.

Suksesi i futbollistëve me prejardhje afrikane është i pakundërshtueshëm. Në një sport që përdor një terminologji fatkeqe « Shet », Blen » « Jep borxh », katër nga pesë transaksionet më të mëdha të të gjitha kohrave i përkasin futbollistëve të zinj (Neymar, Mbappé, Dembélé et Pogba).

Fakti se francezët zënë një vend të përzgjedhur në këtë klasifikim është prova e nivelit të skuadrës së tyre kombëtare, por njëkohësisht edhe simbol i modernizmit dhe diversitetit që ajo përfaqëson.

Në fakt « success story » i skuadrës Blu maskon një realitet ku konkurenca është e tmershme dhe ku ka shumë tepër kërkesë dhe fare pak vende të përzgjedhura. Prezenca e e madhe e të zinjve në fushën e lojës shoqërohet me mungesën e tyre ekstreme në postet drejtuese. Sa lojtarë të zinj, pasi mbarojnë karrierën arrijnë të marin poste drejtuese dhe të bëhen pjesë e hierarkisë së Federatës Franceze? Pothuajse asnjë. Në 40 klube që ka kategoria e parë dhe e dytë e Francës për një kohë të gjatë gjendej vetëm një trajner me ngjyrë (Antoine Kombouaré), të cilit iu shtua këtë vit edhe Patrick Vieira. Asnjë i njgjashëm me ta nuk ka arritur të bëhet trajner i kombëtares. Disave u takon performance sportive, të tjerëve strategjia, logjika, inteligjenca. Në futbollin profesionist racializimi i rroleve është më i theksuar se kudo.

Suksesi sportiv dhe përbërja etnike e skuadrës të japin imazhin e një kombi të paqtuar dhe të lumtur. 8 futbollistë me prejardhje afrikane kanë zënë vend në formacionin bazë që luajti ndeshjet e botërorit. Por ndërkohë që Franca i gëzohej fitores kundër Argjentinës, nji i ri me ngjyrë në moshën 22 vjeçare u vra në Nantë, gjatë një kontrolli policor. Dhe ndërkohë që ne i gëzoheshim sukseseve të kombëtares mijra të rinj dhë më pak të rinj afrikanë, vinin në rrezik jetën e tyre për të ardhur drejt Europës me anije të rastit.

Për të pasur sot Pogba, Zidane, Kanté, Desailly ou Mendy, sa të tjerë kanë vdekur në det? Që prej titullit të parë kampion bote në 1998, rreth 50 mijë afrikanë kanë lënë lënë jetën në detin Mesdhe.

Franca e ka ndërtuar suksesin e saj në sportin e nivelit të lartë mbi emigracionin, kurse autoritetet e saj mbi goditjen e qytetarëve që vijnë nga ish kolonitë. Ata pësojjnë gjithfarë lloj diskriminimesh. Në bazë të medaljeve olimpike dhe titujve kampionë botë gjendet djersa pastrueseve dhe puntorëve të ndërtimit, lotët dhe gjaku i derdhur nga azilantët. Përpara se Sidibé, Dembélé et Fékir të ishin krenaria e klubeve të tyre dhe « Les Bleus », çfarë sakrificash janë detyruar të durojnë prindrit apo gjyshërit e tyre?

Sporti më popullor i planetit, futbolli, ka fuqinë e një rezonance të madhe. Dhe udhëheqësi i një vendi që ka sukses në këtë garë, mundohet me çdo kusht të privatizojë një pjesë të tij. Edhe Emannuel Macro po përpiqet të shpërndajë imazhin e një shoqërie të lumtur dhe të paqtuar. Por shpesh iluzioni nuk zgjat shumë.

Pavarësisht nga sukseset e mëdha të 1998 et 2000 (kupë bote dhe Euro), Franca e ashtuquajtur « Black-Blanc-Beur » nuk pati shumë impact

J-M Le Pen arriti deri në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe fillimi i dhjetëvjeçarit të Sarkozisë shënoi hapa prapa në respektin ndaj emigrantëve që nga pasrtimi i lagjeve të perifersë, tek ligji për mosmbajtjen e shenjave dalluese në shkolla e ederi tek trazirat e vjeshtës 2005 që përfunduan me dy të vdekur.

Larg të qenit një faqe e ndritur e një shoqërie multikulturore, ky ekip kampion bote është pema që fsheh pyllin. Sukseset e tij që nga viti 1984 më shumë kanë shërbyer për të fshehur jierrarkinë raciale ekzistuese, më shumë sesa kanë vjejtur për të hapur debatin rreth saj. Ashtu si të gjitha gjeneratat paraardhëse edhe “Blutë” e tanishëm kanë ngjyrën e mohimit.

Edhe pas fitores me Kroacinë, po shpërndahet imazhi i një france metises dhe triunfuese shumë më politikisht korrekte se imazhi i fëmijëve të mbyllur në qendrat e pranimit dhe i kërkuesve të azilit që pasi kthehen mbrapsht torturohen në vendet e tyre. “Nuk ka dëshmi culture që mos të jetë në të njëjtën kohë edhe dëshmi barbarie” shkruante Ëalter Benjamin. Dhe futbolli nuk bën përjashtim.

Rafik Chekkat, ish avokat, pilozof i së drejtës/ Shkim i botuar nga portal i pavarur Mediapart/ Përktheu Lapsi.al

Shperndaje në: