Mbrojtësi argjentinas: Qysh më përjashtoi Messi nga Kombëtarja

Në Argjentinë janë gjithnji e ma të bindun që gjatë tanë këtyne viteve, listën e përfaqësueses dhe formacionin në fushë nuk e kanë ba trajnerët, por Lionel Messi.

E përditshmja sportive, “Clarin”, mbasi publikoi problemet që kishte pasë “Pleshti” me Lo Celson dhe Fazion, gjatë pjesëmarrjes në “Rusi 2018”, ka zbulue nji tjetër mbrapaskenë për të përforcue këto pretendime.

Këtë herë ka qenë ish mbrojtësi i Interit dhe Romës, Nicolas Burdisso, që ka tregue se si humbi vendin në përfaqësuese, që nga momenti kur u grind me Lionel Messin.

“Ka qenë nji ndeshje Argjentinë-Kolumbi, e cila përfundoi 0-0. Ai u nervozue shumë për nji top që nuk ia pasova. Shkuem të sqarohemi dhe në nji moment po afrohej, aq sa mendova se do të përdorte duert, por shokët nuk lanë që sherri të shpërthente. Mandej sqaruem gjithçka, por që nga ai moment unë nuk u grumbullova ma në kombëtare, edhe pse lueja në Serinë A, me Romën”, tregoi Burdisso.

Shperndaje në: