Policia gjermane jep detaje për gjendjen e 3 vjeçares nga Kosova që u përfshi n’aksident

Zadhanësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach, ka thanë se çika 3-vjeçare me origjinë nga Kosova – e cila pësoi lëndime të randa nga aksidenti rrugor ku vdiqën baba dhe motra e saj 4-vjeçare – e ka krye me sukses nji operim në spitalin e Freiburgut.

Kalmbach ka deklarue se edhe pse çika ka pësue lëndime të randa, tash asht jashtë rrezikut për jetë.

“Çika e vogël e shoferit të vramë, e cili ishte dërgue në nji klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operue”, tha zadhanësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të randa”, tha ai, derisa tregoi se operacioni kaloi me sukses.

Ai ka thanë se çika asht në gjendje të qëndrueshme, shkruen Presseportal.de.

Ndërsa, trupat e shoferit 36-vjeçar nga Kosova dhe çikës 4-vjeçare të tij që ndrruen jetë dje, do të dërgohen me jau ba autopsitë.

Lexo edhe:

Aksident i tmerrshëm në Gjermani – vdesin babë e bijë nga Kosova (video)

Shperndaje në: