Haradinaj premton ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtue ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë.

Ai këto komente i ka ba mbas nji takimi që ka pasë me disa nxënës dhe përfaqësues të GIZ’it gjerman.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.

Kosova duhet të fitojë betejën për dije./

Shperndaje në: