Komisioni Europian nesër rekomandon heqjen e vizave për Kosovën?

Dita e nesërme Kosovës ma në fund i sjell nji lajm të mirë për liberalizimin e vizave.

Gazeta Metro nga burime diplomatike të BE’s në Prishtinë, ka mësue se nesër Komisioni Europian, do të rekomandojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo asht vetëm faza e parë e heqjes së vizave për kosovarët, që vazhdojnë të jenë të fundit në rajon të izoluem. Ndërsa, në vjeshtë asht radha e Këshillit Europian ku do të diskutohet ky rekomandim i Komisionit.

Megjithatë, egziston nji tutë se në fund najnjani nga shtetet anëtare ka me mujt me pengue që Kosova këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm të fitojë heqjen e vizave, dhe lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen.

Shperndaje në: