Ndrrimi i diplomatëve në Beograd, për shkak të Kosovës

Disa nga fuqitë kyçe botnore, sidomos kur bahet fjalë për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës, së shpejti i dërgojnë ambasadorë të ri në Beograd, largohet edhe ambasadori shumëvjeçar rus, Aleksandar Cepurin, shkruen gazeta serbe “Veçernje Novosti”.

Nga Berlini tashma asht paralajmërue se në Beograd arrin përfaqësuesi i ri diplomatik, Thomas Shield, i cili do ta zavendësojë ambasadorin, Axel Dittmann. Schild vjen nga misioni i Gjermanisë pranë Kombeve të Bashkueme në New York. Edhe Britania e Madhe ka paralajmërue ndrrimin e ambasadorit të vet në Beograd, dhe emni i tij pritet të publikohet në vjeshtë.

Ndrrime priten edhe në ambasadën e Rusisë, të cilën tashma gjashtë vjet e ka udhëheqë përkrahësi i dëshmuem i Serbisë përkitazi me Kosovën, Aleksandar Cepurin. Kremlini në vend të tij do ta dërgojë Bocan Harcenkon, njohës i mirë i situatës në Ballkan.

Harcenko ka qenë përfaqësues i Rusisë, i cili bashkë me përfaqësuesit të SHBA dhe BE ka qenë në “trojkën” ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Pritet që Berlini dhe Londra me i emnue për ambasadorë në Serbi diplomatët me eksperiencë të madhe, tue marrë parasysh se në periudhën e ardhshme çashtja e Kosovës në Bashkësinë Europiane ka me qenë në krye të agjendës.

Shperndaje në: