Kocijancic ka nji kërkesë lidhun me dialogun Kosovë-Serbi

Zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, ka thanë se asht e randësishme që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet.

Kocijancic ka theksue se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritun mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhanieve, por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshimëse.

Ajo ka konfirmue se mëngjesin e ditës së nesërme, me ndërmjetësim të përfaqësueses së naltë të BE’s, Federica Mogherini, do të takohen homologët Thaçi dhe Vucic.

Shperndaje në: