Kallxon BE: A po ndërtohet mur në veri?

Ndërtimet e fundit që po ndodhin afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë janë në pajtim me marrëveshjet e arrituna mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk asht tue u ndërtue asnji mur i ri ndarës, ka njoftue për Radion Europa e Lirë, Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë.

Ditëve të fundit asht raportue se tashma ka fillue ndërtimi i nji muri të ri afër urës së lumit Ibër që ka për qëllim ndarjen mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Plani i ndërtimit të rrethrrotullimit në pjesën veriore të Mitrovicës është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë me 4 shkurt 2017 dhe në pajtim më marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar me 25 gusht 2015. Kjo do të lidhë projektin e BE-së për revitalizimin e urës në Mitrovicë dhe objekteve përreth, si dhe projektin për ta bëre rrugën ‘Mbreti Petar’ të kalueshme për këmbësorë”, ka thanë ndër të tjerë kjo Zyrë.

“Të gjitha punët pritet të përfundojnë në fund të këtij muaji”, asht thanë në deklaratë.

Shperndaje në: