Vucic e Macron, takim për nji orë në ‘katër sy’, folin edhe për dialogun me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic në Pallatin Elysses asht prit nga Presidenti francez, Emanuel Macron.

Si raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë zhvillue jë takim “në katër sy”, takim i cili përkundër se ishte planifikue me zgjatë për 25 minuta, ka zgjat rreth nji orë.

Siç raporton tutje Blic.rs, Vucic sot i ka dorëzue edhe nji thirrje për me vizitue Serbinë.

Dhe nëse e pranon, ai ka me qenë Presidenti i parë francez i cili ka me vizitue Serbinë mbas 18 vjetësh.

Siç ishte paralajmërue, të dy Presidentët kanë me diskutue marrëdhaniet dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, pastaj situatën në rajon, me theks të veçantë rreth dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe integrimin europian të Serbisë.

Presidenti i Serbisë ka deklarue ma parë se ai pret shumë nga bisedimet me Presidentin Macron.

“Mendoj se ky takim është shumë i rëndësishëm për Serbinë. Nuk kishim një komunikim të tillë në periudhën e mëparshme me disa presidentë francezë dhe homologë të tyre serbë. Vizita e fundit, dhe ajo shumë e shkurtër daton më shumë se 15 vjet më parë, kur Jacques Chirac vizitoi Beogradin”, kishte potencue Vucic.

Shperndaje në: