Vdes nji 57 vjeçar në Istog, bjen në pus

Mbramë në fshatin Vrellë të Istogut nji person 57 vjeçar ka humb jetën.

Personi me emnin, Rrustem Maraj ka ra në nji pus të thellë rreth 6 metra.

Pamvarësisht përpjekjeve nga Policia dhe zjarrëfikësit për me pshtue atë, personi asht nxjerr nga pusi pa sheja jete, shkruen Indeksonline.

Mjeksia ligjore pritet se shpejti me hetue rastin ndërsa prokuroria po vazhdon me procedura të matutjeshme.

Shperndaje në: