Presidenti Thaçi i prin delegacionit të madh kosovar në Bruksel

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të përfaqësueses së naltë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka udhëtue për në Bruksel.

Simbas nji njoftimi nga Presidenti, Thaçi ke me i prijë delegacionit kosovar në takimin e radhës në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhet nga të gjithë udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës, respektivisht nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: