Kjo asht thirrja e Macron për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic asht takue sot në Paris me homologun e tij francez, Emanuel Macron.

Në nji adresim për media mbas takimit që zgjati nji orë ma shumë se sa ishte planifikue, Vucic bani të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe Kosova.

Ai tha se mori mbështetje nga Presidenti francez për arritjen e nji marrëveshje me Prishtinën, marrëveshje kjo që do t’ishte në të mirë të Rajonit.

“Ne morëm mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët në Kosovë, në të mirë të sigurimit të paqes për të gjithë rajonin”, u shpreh Vucic, transmeton lajmi.net.

Vuçic shtoi se në këtë takim u fol edhe për dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për marrëdhaniet bilaterale Beograd-Paris.

Nga ana tjetër, Presidenti Macron bani të ditun se ka me qëndrue për nji vizitë zyrtare në Serbi në Nandor të këtij viti.

Ai kujtoi edhe historinë e të dy vendeve ku përmendi aleancat e maparshme ushtarake mes Serbisë e Francës.

“Ne kemi harruar se dikur kemi qenë bashkë, ne e liruam Serbinë së bashku, nëse ju më jepni disa dokumente sot, atëherë kjo do të sillte obligime të reja mes nesh, sot ne jemi përsëri bashkë, në misione të përbashkëta në Mali e Liban”,u shpreh Macron.

Vucic në këtë takim e uroi Macronin për fitoren e Francës në Kampionatin Botnor të Futbollit, e Presidenti frances ja ktheu urimin, tue e përgëzue atë për fitoren e Djokovic në turneun e tenisit në Wimbledon.

Në këtë konferencë për media, Vucic foli edhe për zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP’s në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanovic, për të cilën tha se Serbia ka kërkue regjistrime nga satelitet ndërkombëtare, por që të njajtat nuk  i janë dhanë.

Ai tha se ka përparime në hetimet për vrasjen e tij, megjithëse tha se ende nuk ka ndonnji të dyshuem.

Shperndaje në: