Haradinaj e jep lajmin e madh për vizat

Kosova pret nga Komisioni Europian që të Mërkurën me vlerësue se janë përmbush të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe i njajti me hapë procesin pozitiv për këtë gja, ka thanë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai i ka ba këto deklarata nji ditë para nisjes së delegacionit të Kosovës në Bruksel, me ç’rast kanë me takue zyrtarët e Bashkimit Europian.

Pjesë e delegacionit të Kosovës ka me qenë, Presidenti, Hashim Thaçi, Kryeministri, Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe Zavendëskryeministri Fatmir Limaj.

“Qytetarët e Kosovës, ata nga të cilët ne politikanët varemi, e presin liberalizimin. Pra, është bukur vështirë për Kosovën, ta zëmë, që të mos e presin liberalizimin dhe të mos ndodhë liberalizimi. Kjo është kryesorja sipas meje”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: