Haradinaj: Jemi gati me marrë pjesë në misione paqeruejtëse

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blemjes së automjeteve multi funkcionale ushtarake të lëvizshmënisë së naltë nga Qeveria e Kosovës (HMMWV) për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Forca e Sigurisë së Kosovës asht nji trupë profesionale e gjithëpërfshimëse dhe asht shembulli ma i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me SHBA’n dhe NATO’n.

Tue theksue randësinë e kësaj dite, Kryeministri Haradinaj tha se sot, jemi dëshmitarë të nji ngjarjeje të madhe për popullin e Kosovës dhe se FSK po modernizohet me teknikë ushtarake multifunkcionale “Hamvi” dhe angazhimi për ngritjen e kapaciteteve teknike të FSK’s dita ditës tregon se kjo forcë po ngritet simbas standardeve të NATO’s.

Kryeministri ka falënderue partnerët strategjikë të Kosovës, për ndihmën e dhanë popullit të Kosovës në momentet ma të vështira dhe me vazhdue me dhanë edhe tash në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në Kosovë.

“SHBA, NATO, KFOR’i dhe Bondsteelli janë sinonime të qetësisë e sigurisë në Kosovë dhe nuk është habi që populli i Kosovës është ndër popujt më proamerikanë dhe i qëndron besnik miqësisë së përhershme me ShBA-në”, tha Kryeministri Haradinaj.

Shperndaje në: