E vulos Hahn për Shqipninë: S’ka asnji kusht të ri për negociata

Komisioneri Johanes Hahn ka hedh poshtë akuzat e opozitës së BE ka vendos kushte shtesë për Shqipninë për hapjen e negociatave.

Gjatë nji konference për media me Kryeministrin Edi Rama, Hahn theksoi se nuk ka asnji kusht të ri.

Hahn bani thirrje që institucionet mos me humbë asnji ditë, por me ju futë punës.

“Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet“, tha Hahn, ndërsa konfirmoi edhe njiherë hapjen e negociatave Qershorin e ardhshëm

Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian

Vettingu psh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi.

Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisni sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet.”, deklaroi Hahn.

Shperndaje në: