Eklips rekord me 27 Korrik, përgjaket Hana!

Hana e përgjakun vjen me eklipsin ma të gjatë të shekullit 21.

Eklipsi ma i gjatë hanor ka me ndodhë natën e së Premtes, më 27 Korrik dhe ka me shndrrue hanën në ngjyrë të kuqe.

Për 4 orë, Hana ka me qenë nën hijen e planetit Tokë.

Krejt eklipsi, kur Toka mbulohet nga reflektimi i kuqërremtë, ka me zgjatë 1 orë e 43 minuta, kohëzgjatje rekord.

Arsyeja që e dallon prej eklipseve tjera asht që Hana ka me pasë pozitën ma të largët të orbitës nga Toka.

Kjo i bjen se ka me kalue nëpër hapsinë në nji pikë ku hija e Tokës asht ma e gjanë.

Ky fenomen ka me u duk në pjesën ma të madhe të botës por sidomos në Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Europës, Azisë dhe Australisë.

Shperndaje në: