Kosovari i Belgjikës në garë për gollen ma të mirë të Botnorit, ky asht linku i votimit

Me Francën që e ka fituar trofeun e Kupës së Botës, ajo që ka mbet pa zbulue asht golli ma i bukur i këtij Botnori.

Dhe për këtë FIFA ka hap sot nji sondazh ku janë të përfshimë 18 gollat ma të bukur të turneut rus.

Por megjithëse janë 18 rrjeta, pjesë e këtij sondazhi janë vetëm 17 lojtarë, me yllin rus, Denis Cheryshev që përfaqësohet me dy golla në këtë garë.

Ndërkohë, në këtë sondazh nuk kishte si me mungue golli i Adnan Januzaj, kjo, mbasi mesfushori belg me origjinë shqiptare tundi rrjetën e Pickford në fazën e grupeve.

Nji mungesë e randësishme asht padyshim emni i Granit Xhakës, me mesfushorin zvicrian që kreu nji ‘perlë’  përballë Serbisë.

Në listë nuk kishte si me mungue gollat e dy yjeve të futbollit aktual, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ky asht linku ku mundeni me u ba pjesë e këtij sondazhi.

Votimi  mbetet i hapun deri të Hanën e 23 Korrikut, prandaj mos e humbisni këtë mundësi për me zgjedh të preferuemin tuej!

Shperndaje në: