Thaçi shkon në Bruksel, pritet nga protokolli i shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritë në Bruksel, kanë njoftue nga Presidenca e Kosovës.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Bruksel, ku po qëndron me ftesë të përfaqësueses të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në aeroportin e Brukselit, ai është pritur nga protokolli i shtetit, ku nesër bashkë me krye parlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Pacolli, Limaj do të takohen me përfaqësuesin e lartë, Federica Mogherini.

Në Bruksel, delegacioni kosovar, i prirë nga presidenti Thaçi nesër do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

Shperndaje në: